Nard Ndoka e ka organizuar ditën edhe pse në karantinë. Në intervistën dhënë për “Gazeta Shqiptare”, ai tregon se gjatë kësaj periudhë ka patur mundësi të ketë komunikim me fqinjët, me të afërmit, por edhe me zonën e tij elektorale.

Ndonëse nuk ka patur durim të lexojë, ish-deputeti i PD shprehet se ka qenë i përditësuar me zhvillimet në vend. Më tej, ai rrëfen se policia i ka mohuar lejen për të shkuar në Shkodër, sipas tij duke përdorur një standard përjashtues.

Z.Ndoka sa stresuese është për ju karantina? Si po përshtateni me kufizimin e lirisë…?

Fillimet e karantines sollen stres per te gjithe, ndryshim total i menyres se te jetuarit. Tashme jam pershtatur dhe kam hartuar planin tim ditor te organizimit me detaje. Jam perpjekur te ndaj kohen per te gjitha gjerat e domosdoshme, per familjen, ushtrimet fizike, kam dale kur kam mundur, me komshite nje raport me te afert, etj. Kontaktet, me familjaret e mi te afert, me miqte. Lidhjet qe kam, si Kryetar i Partise Demokristiane me te gjithe drejtuesit demokristian neper Bashkite e vendit. Lidhjet me zonen time mbetet prioritet, kam patur njerez te afert qe kane rene pre e Coronavirusit, duhej te ndiqja vazhdimsine e tyre ne spital, masat e autoriteteve shendetesore, te nderyja shpesh here per testet per familjaret e tjere etj, etj.

Si është për ju një ditë në karantinë?

Tashme është kthyer si nje dite e zakonshme me ngarkese te plote, jam perpjekur, qe te jem aktiv, me median, me rrjetet sociale dhe me kontaktet e vazhdueshme me te gjithe qutetaret, qe me drejtohen per ndihme, apo informacione.

Kush del dhe bën pazarin?

Pazarin ne shumicen e raste e ka bere bashkeshortja, por edhe une kam dale, por me rralle.

Me ke bisedoni me shume gjate ketyre diteve?

Te them te drejten me shume me koleget e politikes, me zonen time qe jam i lidhur nder vite, ne te mire e ne te keq. Kam edhe njerez te familjes dhe te afert, qe jetojne dhe punojne jashte vendit, disa ne zona te rrezikshme, ne zonat e kuqe.

Virusi Covid-19 është një rrezik që ka friksuar familjen tuaj?

Jemi perpjekur ta marrim me sportivitet, i kemi mbushur mendjen njeri-tjetrit, ok, është nje rrezik qe kemi perpara, apo mes nesh, por te marrim masat maksimale te domosdoshme per tu vetembrojtur. Une personalisht nuk kam fare frike edhe per faktin, se e njoh si realitet, e di si perhapet dhe kam nje lloj parashikimi se deri ku shkon rreziku. Është fakt, qe besoj ne Zot, kjo te jep nje qetesi shpirterore dhe besim ne vetvete.

Çfarë keni lexuar gjatë këtyre ditëve?

Nuk kam patur shume kohe, as durim, qe ti kthehem leximit, por informacionet e domosdoshme i kam lexuar ne vazhdimesi.

Jeni ndjerë i bezdisur nga policia gjatë këtyre ditëve…

Tendenca e autoriteteve te policise, per refuzimin e lejes per levizje eshte skandaloze dhe e papranushme. Kam aplikuar disa here, per te shkuar ne Shkoder dhe qytete te tjera dhe me është refuzuar pa asnje shpjegim. Kam kerkuar per arsyen e refuzimit dhe nuk kam marr asnje pergjigje. Si duket, ka nje porosi per pengimin e ushtrimit te rolit tone si politikan te opozites, per te qene prane qytetarve ne nevoje, per te mundesuar ndihme per to. Ky standard perjashtues dhe penalizues per rolin tone si opozite është i papranushem dhe tendencioz. Kjo mund te kete lidhje me faktin, se kam qene mjaft kritik me qeverine e KM per neglizhencen dhe mosveprimin e tyre ne lidhje me masat shendetesore per parandalimin e perhapjes se Coronavirusit. Ne nje kohe qe Policia e Shtetit ka paisur me autorizime personale per te levizur edhe personazhe me precedente, apo me biznese problematike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re