Subscribe

Është lënë në burg deri në përfundim të hetimeve shoferi i kamionit në të cilin u gjetën rreth 500 mijë euro të padeklaruara. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura mesditën e kësaj të marte, ndërsa zgjati vetëm fare pak minuta.

Mësohet se 56-vjeçari, Andon Thanasi ka mohuar të ketë pasur dijeni mbi sasinë e madhe të eurove që u gjetën në kamionin e tij ndërsa nuk ka mundur dot të jap shpjegime mbi këtë çështje.

Nga ana tjetër, gjykata i ka kërkuar prokurorisë që të marrrë si prova materiale të gjitha filmimet në portin e Durrësit dhe atë të Barit me qëllim identifikimin e personave të përfshirë në këtë çështje.

Andon Thanasi u arrestua tre ditë më parë në portin e Durrësit, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar nga autoritetet portuale, në urën lidhëse të kamionit që ai drejtonte u gjetën rreth 500 mijë euro. Paratë ishin ndarë në disa pako ndërsa dyshohet se ato mund të kenë prejardhje nga aktivitet kriminal.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re