Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për shtetasin Fatos Dush, i arrestuar për strehimin e shtetasve sirianë të kapur në gomonen që do t’i transportonte për në brigjet italiane.

Fatos Dusha u arrestua në Tiranë si personi që kishte strehuar fillimisht sirianët, ndërkohë që është ende i paqartë roli i tij në skemën e trafikimit të qënieve njerëzore.

“Nuk kam asnjë lidhje me trafikantët,  ne jemi një hostel. Vijnë shtetas të huaj për 6-7 € krevati dhe flenë.  Më akuzojnë si trafikant ndërkohë që kam tre muaj pa paguar ujë dhe drita.  Edhe 6 muaj më parë më erdhi kontroll Drejtoria e Policisë së Tiranës, sirianët ia dërgojnë locationin njëri tjetrit se është lirë. Skam asnjë dijeni për trafikun apo lidhjet,  unë ushqehem më këtë punë”, ka thënë Dusha përpara gjykatës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re