Mes qindra mesazheve të mbërritura në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” ishte dhe një sms e shkruar nga një grua në Kosovë.

Në pamundësi për të dhuruar financiarisht, gruaja nga Rahoveci na tregoi për atë që kishte mundësi të dhuronte, një lutje për shpëtimin e kësaj foshnje të vogël, rast të cilin e prezantuam mbrëmë.

“Jam Saranda nga Rahoveci i Kosovës. Nuk kam mundësi me ndihmu me para, vetëm lutem o Zot, ndihmoje vogëlushin dhe ju në këtë rrugëtim hyjnor që bëni për shqiptarët. Respekte”-shkruhej në mesazh

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re