Drejtoresha e Open Data Albania, Aranita Brahaj i ka drejtuar një pyetje shefit të Kadastrës, Artan Lames në lidhje me numrin e rifreskimeve e kartelave apo veprime të ngjashme ka bërë Hipoteka e Tiranës në 90 ditët e fundit.

Brahaj pyet gjithashtu se sa përqind e zonës Tirana Veri janë bërë me ryshfete dhe miq ndërsa kujton se ndodhemi në vit elektoral dhe stafi punon me idenë ‘ta mbush edhe pak thesin’ para se të ik.

“Nese keni ndonje mendje zoti Lame ta shkarkoni ndonje x apo y shef a drejtor diku ke drejtorite e Tiranes Veri, shkarkoje sot ! Se keshtu duke e dit qe do shkarkohet pas ca javesh, ne ikje e siper po e rendojne ca si shume doren”, shkruan ndër të tjera Brahaj.

Reagimi i plotë: Hipoteka (Kadastra) Tirane Dega Veri dhe Korrupsioni ne Vite Elektorale !!? Nje pyetje per zotin Artan Lame sa rifreskim kartelash apo veprime te ngjashme ka bere Hipoteka e Tiranes ne 90 ditet e fundit ?!. Po zona Tirana Veri !? Sa % e tyre jane bere me rryshfete e miq!? Sa eshte e vertete qe ne vite elektorale stafi po punon qe “ta mbushe edhe pak thesin” para se te ike ?!!! Dhe me procedura te zakonshme si rifreskimet.

Nese keni ndonje mendje zoti Lame ta shkarkoni ndonje x apo y shef a drejtor diku ke drejtorite e Tiranes Veri, shkarkoje sot ! Se keshtu duke e dit qe do shkarkohet pas ca javesh, ne ikje e siper po e rendojne ca si shume doren. Dhe flas per zonen Veri se ajo zone me ka rene per pjese, ajo zone thuhet qe eshte edhe me problematike.

Une nuk kam ndermend te paguaj rryshfet per nje Rifreskim po po pres pak si shume e po me dalin fjalet e “gojeve te liga qe flasin per para nen dore”. Kohe pushimesh do thoshte ndonjeri, po por procedurat 10 ditore kane 50 dite qe presin dhe njerzit hallexhi po i zgjidhin hallet me nje 100she nen dore?! I keni bere pritjet ne Kadaster si pritje ne Kakavije!!!! Institucione TURPI!

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re