Një shqiptar i dënuar më parë për kultivim droge, është kapur sërish në një nga fermat e kanabisit në Angli.

 

Sipas medieve të huaja, Gjykata e Sheffieldit e ka dënuar sërish 29 vjeçarin Ruzhdi Raga, pasi u gjet duke kultivuar 224 bimë kanabisi me vlerën e 76 mijë paund.

 

I riu shqiptar kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe fillimisht kishte nisur të punonte si lavazhier, por më pas i kishte nisur kultivimin e drogës.

 

Ai ishte dënuar dy vite më parë nga gjykata angleze për të njëjtën akuzë, pasi ishte kapur në një fermë kanabisi në Hartlepool.

 

Asokohe shqiptari ishte justifikuar se i duhej të shlyente një borxh prej 21 mijë paundësh që kishte marrë për të mbërritur në Britani dhe prandaj i ishte futur kultivimit të kanabisit por ishte betuar para gjykatës, duke thënë se “nuk kam prekur kurrë drogë në jetën time”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re