Një punonjëse e administratës së shtetit shqiptar, ka përfunduar në gjyq me sanitaren e institucionit ku ajo ushtron detyrën e saj. Sipaas vendimit të dhënë nga Gjykata e Tiranës të cilin e disponon edhe MCN, më datë 23.09.2020 shtetasja R. M., ka denoncuar në Polici sanitaren e “Zyrës së punës”, aty ku ajo punon prej vitesh.

Kallëzuesja thuhet në vendim, deklaron se në muajin korrik duke qënë se punonin me doreza, unazën e saj të martesës e ka hequr si çdo ditë dhe e ka futur në sirtar. Ajo dyshon se këtë unazë ja ka vjedhur sanitarja N. K. Sipas sqarimeve, të saj, sanitarja krijon probleme pasi është shumë tip i bezdisshëm.

Unaza për R., ka vlerë sentimetale dhe ka kushtuar 400 mijë lekë të vjetra. Shtetasja dyshon se ia ka vjedhur sanitarja pasi gjithë kohën sendet personale i mungonin në zyrë dhe nuk i ka gjetur. Më datë 23.09.2020 rreth orës 08:15 minuta ka shkuar në zyrë dhe ka gjetur karrigen, tavolinën dhe serverin e punës me dhe.

Duke qenë se në zyrat e tyre ka kamera, ka shkuar për të parë këto kamera dhe ka konstatuar sanitaren, e cila sipas pamjeve po i hidhte dhe tek shishja e alkoolit të duarve, tek tastiera, tek tavolina dhe tek serveri.

Kësaj shtetase i është komunikuar që nuk duhet t’i afrohet tavolinave të punonjësve dhe se duhet vetëm të pastrojë, por ajo ka vazhduar të bëjë keto veprime që ka shpjeguar më lart, sipas saj ndoshta i ka bërë dhe në ditë të tjera.

Shtetesja N. K., është konfliktuaar edhe me punonës të tjerë, ndërsa thotë se është problematike. Sanitarja e ka shqetësuar me veprimet e saj duke i krijuar gjendje ankthi dhe frike pasi nuk e di se çfare qëllimi ka. Shtetasja ndihet e frikësuar dhe nën presion pasi nuk ka privatësi dhe ka frikë të punojë në zyre.

Sipas kallëzuese, shtetasja në fjalë është problematike, ka thyer një xham që është vënë nga kjo situatë edhe pse drejtoresha i thoshte që ka kamera dhe e ke thyer ti, ajo nuk e pranonte në asnjë mënyrë. Sipas pamjeve filmike vertetohet çdo gjë sa më lart dhe se çdo gjë e ka bërë të qëllimshme.

Në materiale ndodhet gjithashtu deklarimi i sanitares së zyrave të punës, e cila nuk ka pranuar asnjë gjë.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Tiranës ka dënuar sanitaren e “Zyrës së Punës” me 4 muaj burg, dua ia konvertuar vendimin më pas me Shërbim Prove.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re