Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përgënjeshtruar deklaratën e ish kryeministrit Sali Berisha i cili tha se ka pasur një takim “sekret” mes Ballës dhe Bashës.

 

Në një komunikim për mediat, Balla tha se nuk ka qenë kurrë në një darkë me Bashën.

 

“Asnjëherë nuk kam qenë në një darkë më zotin Basha. Ajo që është thënë nga Berisha është një rishfaqje e 30 vjetëve të Sali Berishës i cili vetëm me gënjeshtra, shpifje e mashtrime ka lënë gjithë trashëgiminë e tij politke”, tha Balla.

 

Ai theksoi se “është pa kuptim për Shqipërinë që një person i shpallur “non grata” vazhdon të marrë vëmendje publike”.

 

“Shpallja “non grata” nga SHBA jo vetëm e kanë bërë mbi bazë faktesh është një nevojë për të çliruar dhe shpëtuar PD dh Shqipërinë nga gjithë negativiteti i Berishë në këto 30 vite”, tha Balla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re