Pedagogia Jola Hysaj dhe dhe doktori Malbor Buka, anëtarë të zgjedhur në Këshillin Kombëtar të PD, kanë qenë të ftuar në studion e emisionit “Pushteti”, moderuar nga Juela Meçani në Fax Neës, ku kanë folur mbi kuvendin e mbajtur nga PD në 30 Prill.

Ata theksuan legjitimitetin e të gjithë procesit të risktrukturimit të PD-së, duke nisur që nga votat e referendumit për shkarkimin e Bashës e deri tek Kuvendi i mbajtur së fundmi ku u votua për anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Të dy anëtarët e rinj të Këshillit u shprehën në një bindje sa i takon qëndrimit të tyre për mos-pjesëmarrjen e 35 deputetëve në Kuvendin e 30 prillit, duke thënë se këta të fundit duhet të ndiqnin elektoratin dhe jo e anasjellta.

“Unë jam interesuar personalisht dhe kam parë sesi në bazë situata është krejt ndryshe nga ajo se çfarë duket në grupin parlamentar. Edhe persona të cilët më parë mund të kenë qenë mbështetës të Bashës tashmë janë bashkuar me strukturat e reja të sapozgjedhura. Deputetët të cilët nuk kanë ardhur, më duken njerëz pa nuhatje politike. Përse janë deputetë? Këta njerëz? Gëzojnë privilegjin sirezultat i mbështetjes së elektoratit të djathtë dhe kanë detyrime ndaj tyre. Në momentin që e sheh që këta mbështetës kanë një qëndrim të caktuar ti duhet të përgjigjesh qëndrimeve të tyre sepse falë tyre janë në parlament”- u shpreh Buka.

‘Nuk është e njëjta situatë në bazë, baza foli. Ishin 44 mijë ata që votuan në referendumin e shkarkimit të Bashës dhe ndërkohë aktualisht për zgjedhjen e çdo kryetari dege në gjithë Shqipërinë janë gati 40 mijë votues. Diçka që kishte jashtëzakonisht shumë kohë që nuk ndodhte në PD. Pra këta deputetë a janë të sigurt që e kanë elektoratin pas vetes? A duhet të respektojë deputeti elektoratin e tij apo këta të fundit të ndjekin deputetin? “- tha mes të tjerash, Hysaj.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb