Mosha e daljes në pension për gratë në vitin 2020 është rritur sërish, duke shkuar në 61 vjeç.

Sipas legjislacionit në fuqi prej janarit të 2019-ës, ka pasur ndryshime përsa i përket moshës së daljes në pension për të gjithë individët që kanë minimumi 15 vite pune me kontribute.

Sipas këtij ligji mosha e daljes në pension do të pësojë rritje nga
viti në vit, dhe nga data 1 janar që një grua të fitojë të drejtën për
pension duhet të ketë mbushur moshën 61 ndërkohë që në dhjetor të 2019
ishte ende 60.

Burrat aktualisht nuk preken menjëherë nga zgjatja e moshës së daljes
në pension, por ndikohen nga rritja e viteve të vjetërsisë në punë.
Nëse në dhjetor të vitit 2014 duhej të kishin 35 vite vjetërsi pune për
të marrë pensionin, nga data 1 janar 2020 vitet rriten duke shkuar në
37.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re