Skip to content

Nuk kanë fund telashet për Mario Mandzukic, çfarë i ka ndodhur kroatit që nuk u grumbullua sërish

Nuk kanë fund telashet për Mario Mandzukic. Sulmuesi i Milanit nuk është përfshirë në listën e të grumbulluarve të Stefano Piolit në ndeshjen ndaj Beneventos e cila do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në stadiumin “San Siro” me fillim nga ora 20:45.

Sulmuesi kroat pothuaj nuk është aktivizuar fare me kuqezinjtë pas dëmtimit që kishte pësuar dhe tani sipas mediave italiane, 34-vjeçari ka kaluar bronkit (sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes).

Mandzukic është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në 8 sfida ku është aktivizuar në 265 minuta në total.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb