Qytetarët e Durrësit nuk i përballojnë dot çmimet e vendosura nga bordi i administrimit për produktet ushqimore dhe karburantet.

Bordi i transparencës jo më larg se ditën e djeshme vendosi çmimet e reja për produktet e shportës dhe karburantet, një pjesë e të cilave nuk ndryshuan çmimet ndërsa të tjerat pësuan një rënie prej 1-3 lekësh.

Përballë këtij fakti të tillë Fax News pyeti qytetarët e Durrësit nëse ishin të përballueshme këto çmime.

Një pjesë e tyre u përgjigjën se çmimet ishin të papërballueshme jo vetëm nga familjet me të ardhura të ulëta, por edhe prej tyre me të ardhura mesatare.

Të pyetur për faktin se si po ndikon bordi i transparencës në treg, a po i ul çmimet apo po i rrit, qytetarët u përgjigjën se që prej krijimit të tij bordi po rrit çmimet.

Të gjithë qytetarët si para si pas kamerës thonë se duhet të ulen çmimet dhe të shkojnë të pakën aq sa kanë qenë para një muaji.

“Nuk kanë ku të shkojnë më lart, faleminderit zotit që na mban në këmbë, jo nuk i përballojmë dot, kemi hequr shumë produkte”, shprehet një qytetare, ndërkohë që një tjetër vijon duke thënë “nuk marrim mishin se kemi frikë”.

“Me sakrifica, me probleme”.

“Janë rritur të gjitha çmimet, ka shkuar 25 mijë lekë bombula e gazit, shumë e vështirë është”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re