Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka vijuar takimet e tij me sipërmarrës të ndryshëm për t’u njohur nga afër me problematikat e tyre, tashmë të shtuara edhe nga situata e pandemisë.

Basha është ndalur në Divjakë, ku edhe u takua me një sipërmarrës, i cili tregoi se gjendja ekonomike është e vështirë.

Ata shprehet se ky vit për ta është një vit thuajse i zi. “Nga ky moment që po flasim kam zero rezervime”, shprehet ai.

Ndërkohë Basha u shpreh se situata e krijuar nuk është për shkak të mungesës së standardeve, por sipas tij bizneset nuk kanë marrë mbështetjen duhur nga qeveria.

“Një nga degët kryesorë që vuan izolimin e Shqipërisë është turizmi. Nuk është parë asnjë një ndihmë për ta nxjerrë këtë sektor nga kriza.

E vetmja gjë që vazhdon është mbledhja e taksave pavarësisht se nuk ka asnjë ndihmë. Kjo qeveri në ikje është pakorrigjueshme”, tha Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re