Ashtu siç ishte paralajmëruar, punëtorët e inceneratorit të Fierit mëngjesin e sotëm kanë dalë në protestë duke bllokuar automjetet që transportojnë mbetet nga bashkite në këtë zonë.

Shkak janë bërë mungesa e pagave prej 4 muajsh, ndërsa inceneratori i Fierit ka kaluar nën administrimin e zyrës për Menaxhimin e Pronave të Sekuestruara. Gjatë prononcimit për mikrofonin e “Fax News”, punëtorët kërkojnë që shteti të reagojë dhe të japë pagat e prapambetura.

“Të na japin gjakun dhe djersën tonë. Edi Rama thotë që po të gënjyen një herë e ka fajin ai që të gënjen të dytën të bën për budalla. Kemi për të paguar qira, drita, ujë kemi pagesa. Shteti ta zgjidhë të bëjë çfarë të dojë por ne të na japin pagesat që na takojnë”, u shpreh një punëtor.

Në këtë incenerator depozitohen mbetjet e bashkive Fier, Lushnje, Patos dhe Roskovec.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re