Wayne W. Dyer (10 Maj, 1940 – 29 Gusht, 2015) ishte një autor i njohur ndërkombëtarisht në fushat e vetë-zhvillimit dhe rritjes shpirtërore. Ai shkroi më shumë se 40 libra, duke përfshirë 21 bestsellerë të New York Times. Ai krijoi shumë programe audio dhe video, dhe u shfaq në mijëra emisione televizive dhe radio.

Këto janë thëniet e tij më të spikatura:

Nuk mund ta kontrollosh gjithmonë atë çfarë ndodh jashtë, por mund të kontrollosh atë çfarë ndodh brenda teje.

Çdo gjë është ose një mundësi për të të kultivuar ose një pengesë që nuk të lejon të rritesh. Zgjedhjen e bën vetë.

Kur gjykon të tjerët, nuk përkufizon ata, por veten.

Ndrysho mënyrën se si sheh gjërat dhe gjërat që i sheh do të ndryshojnë.

Nuk ke nevojë të jesh më i mirë se gjithkush, mjafton të jesh më i mirë se ç’ishe.

Kur vallëzon, qëllimi yt nuk është që të shkosh në një vend të caktuar të dyshemesë. Është që të shijosh çdo hap përgjatë rrugës.

Sa më shumë që e shihni veten në atë që dëshironi të bëheni dhe veproni sikur ajo që doni është tashmë atje, aq më shumë do të aktivizoni ato forca të fjetura që do të bashkëpunojnë për të transformuar ëndrrën tuaj në realitetin tuaj.

Më mirë të më urrejnë për atë që jam se sa të më duan për atë që s’jam.

Kur jeni në paqe me veten dhe e doni veten, është pothuajse e pamundur t’i bëni dëm vetes.

Çdo përvojë në jetën tuaj ka qënë absolutisht e domosdoshme për t’ju çuar në destinacionin e ardhshëm, dhe nga ai në destinacionin tjetër, deri te ky moment.

Unë u jam mirënjohës të gjithë atyre që më thanë jo. Është falë tyre, që u bëra ky që jam.

Forma më e lartë e injorancës është kur hedh poshtë diçka për të cilën nuk di asgjë.

Nuk ka mungesë të mundësie për ta jetuar atë që doni. Ekziston vetëm një mungesë vendosmërie për ta bërë atë realitet.

Gjendja e jetës suaj nuk është asgjë më shumë se një reflektim i gjendjes së mendjes suaj.

Paqja është rezultat i ritrajnimit të mendjes suaj për të përpunuar jetën ashtu siç është, në vend që të mendoni se si duhet të jetë.

Nëse përqendrohemi në atë që është e shëmtuar, ne tërheqim më shumë shëmti në mendimet tona, dhe pastaj tek emocionet tona dhe në fund tek jeta jonë.

Është e lehtë të jesh kritik, por të jesh një njeri i punës kërkon përpjekje, rrezik dhe ndryshim.

Gjykimet na pengojnë të shohim të mirën që qëndron përtej dukjes.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re