Gazetari Telnis Skuqi është përplasur me Kryebashkiakun e majtë për Gjirokastrën, Flamur Golemin.
Përmes një statusi në Facebook, Skuqi shkruan se sipas rregjistrit të gjimnazit “Janaq Kilici”, Flamur Golemi është regjistruar për herë të parë në vitin 1993, pra Golemi ka kryer vetëm vitin e katër në qytetin e Fierit, ndërsa tri vitet e tjera nga viti 1990-1993, ai e ka kryer gjimnazin në Leskovik. Gazetari i drejtohet dhe me 4 pyetje
Postimi i plotë
NUK KE PARË ASGJË AKOMA, FLAMUR»
Nga Telnis Skuqi
Një kryebashkiak që prej vitesh kishte informuar opinion publik se
gjimnazin e jetës së tij e ka përfunduar në Fier, rezultoj një
gënjeshtër e madhe.
Sipas rregjistrit të gjimnazit «Janaq Kilici», ai është regjistruar
për herë të parë në vitin 1993, pra Golemi ka krye vetëm vitin e katër
në qytetin e Fierit, ndërsa tri vitet e tjera nga viti 1990-1993, ai e
ka krye gjimnazin në Leskovik (Më afër është Tirana se sa Leskoviku nga
Gjirokastra)
Shkurt fare: Golemi e kanë marrë prej veshi prindërit e tij dhe e kanë ulur direkt në vitin e katër të gjimnazit.
Vetëm një i çmendur mund të besoj se gjimnazi «Jani Vreto» i Leskovikut është më cilësor se gjimnazi i Kardhiqit.
Por vazhdon akoma më tej, sepse ai figuron me dy numra të ndryshme amze në dy gjimnaze të ndryshe gjatë periudhës 1990-1993.
Natyrshëm lindin katër pyetje për të:
1) Pse emri yt figuron në dy gjimnaze të ndryshe në të njëjtën kohë?
2) Në çfarë gjimnazi i ke kryer tri vitet e para: në Leskovik apo në Kardhiq (Gjirokastër)?
3) Pse vitin e parë të gjimnazit të Kardhqit rezulton më mesatare jo të kënaqshme, ndërsa në Leskovik rezulton gjenial?
4) Pse opinion publik e ke informuar që unë kam jetuar katër vite në
qytetin e Fierit dhe kam qendruar tek motra, ku atëherë motra jote nuk
ishte martuar ende?
Kaq për sot. Të tjerat më vonë.
«Nuk ke parë asgjë akoma, Flamur!»
Loja vazhdon!