Dy ditë pas situatës së shqiptarëve të bllokuar në aeroportin e Zyrihut në Zvicër, një tjetër rast është denoncuar në redaksinë e Faxweb.al, nga një shtetas shqiptar që ka mbetur i bllokuar në Gjermani.

Qytetari shkruan se dhjetra bashkëkombas janë bllokuar në aeroportin e Memmingen në Gjermani, për shkak se ulja e tyre në Rinas është bllokuar nga autoriteti i Aviacionit Civil. Shqiptari shprehet se e gjitha kjo bëhet për të favorizuar kompaninë Air Albania, që i ka çmimet e biletave shumë më të shtrenjta se ato të kompanive të tjera, ku dhe ata kanë paguar paratë.

“Mirmëngjes, bëjeni publike, jemi blloku në aeroportin e memmingen të Gjermanisë me kompaninë wizzair. Bllokimin e ka bo autoriteti i aviacionit civil, nuk lejo fluturime me kompani të tjera, jan vetëm mashtrime duhet t’marim vetëm air albania. Na njoftuan për pezullimin e fluturimit vetëm 3 orë para nisjes.

Vetëm po e bot problem ju si media ndoshta zgjohen ato robshat e qeverisë dhe ai klyshi ministrisë jashtme ti lejojn njerezit tvin, sja kan të gjithe mundësinë të pagujm te air albania 400€ për të ardhur në Shqipëri”, thuhet në denoncimin e qytetarit.

Që prej fillimit të pandemisë, të gjithë fluturimet drejt Rinasit me pasagjerë janë kryer nga avionët e Air Albania, ku ka pasur denoncime të forta se çmimet e biletave kanë qenë të kripura, ndërkohë që mbetet ende e paqartë se pse vijojnë që të jenë të pezulluara kompanitë e tjera.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transporteve nuk ka lejuar që të ulet në Rinas avioni i asnjë kompanie, me të cilën nuk ka më herët një marrëveshje paraprake, ndërkohë që mbetet ende e paqartë se pse vetë kompanitë nxjerrin në shitje bileta, sa kohë që ulja e tyre është e pamundur. (E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re