Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së në takimin e organizuar nga “The Economist” në Athinë. Rama u shpreh se alternativa e vetme mbetet BE si ëndrra e përhershme e etërve tanë.

Ndërkohë thekson se janë përfshirë për cështjen e Kosovës dhe mos njohjen nga Serbia. Sa i përket pandemisë, Rama u shpreh se rajoni ynë do të jetë më  godituri por ka shpresa se do të clirohet për të ecur përpara.

Në fjalën e tij konsideroi lajm të mirë “mosmarrëveshjet që mund të zgjidhen së bashku dhe dialogun si të vetmin instrument.” Ndërsa dialogun mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut e përmendi si çështje historike që duhet të bëhet mësim për të gjithë.

“Ne nuk kemi alternativë tjetër, alternativa e vetme është Bashkimi Europian, jo sepse na e kërkon miqtë më të mëdhenj e të fuqishëm, por sepse kjo është një kërkesë e fëmijëve tanë, e brezit të ardhshëm, është ëndrra e përhershme e etërve tanë.

Në Ballkanin Perëndimor që prej kohësh jemi përfshirë në një bashkëpunim dhe mendohet se edhe pse ka çështje si çështja e Kosovës, mos njohja nga Serbia ne kemi qenë në gjendje të ulemi dhe të diskutojmë të ardhmen tonë bashkë. Këto janë kohë të veçanta sepse jemi goditur të gjithë nga kjo pandemi dhe sipas parashikimeve të Organizatave ndërkombëtare, rajoni jonë do jetë më i godituri, megjithatë besohet se ka potencial për të çliruar dhe për të ecur përpara duke mbyllur hendeqet e së shkuarës.

Mendoj se lajmi më i mirë është që mosmarrëveshjet mund të zgjidhen së bashku dhe dialogu është i vetmi instrument. Për ta përmbyllur, mund të përmend një nga shembujt më të jashtëzakonshëm të kësaj kohe, që është zgjidhja dialogu mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo është historike dhe e jashtëzakonshme dhe është një mësim për të gjithë. Në përpjekje për të kënaqur, duke mos pasur kurajën për të mos thyer tabutë, si rrezik për karrierën dhe kjo nuk është mënyra që të fitohet vërtetë, ai i fitoi zgjedhjet sërish, dhe krijoi konsensus rreth kësaj bindjeje, jo bindje rreth konsensusit dhe shpresojmë që të gjithë ne kemi mësuar nga kjo”, u shpreh Rama.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re