Eksperti i Sigurisë Rrugore, Gëzim Hoxha gjatë një interviste të dhënë për Fax News u shpreh se në vendin tonë nuk ka autoritete të posaçme për sigurinë rrugore, pasi është polici i cili merret me drejtuesin e mjetit, pasi e kap atë e çon në komision kundravajtje dhe kur ankohesh tek një komision tjetër sërisht është polici ai i cili merret me këtë gjë. Por sipas përvojës në botë polici ka për detyrë që vetëm të kap shkelësin dhe jo të merret me procedurat e tjera.

Ndërsa në lidhje me kualifikimin e stafit të sigurisë rrugor Hoxha tha se nuk kanë kualifikimin e duhur  pasi një person nga ruajtës i objekteve, mund ta shikosh një ditë shef qarkullimi në rreth dhe pastaj edhe drejtor të qarkullimit rrugor, por njerëzit duhet të shkojnë hap pas hapi drejt një kualifikim për të mirën e popullit në mënyrë që të parndalohen aksidentet.

“Ne kemi një të metë serioze që vetë policia merret me drejtuesin e mjetit, e kap drejtuesin e mjetit në rrugë, ajo e merr e çon në një komision shqyrtimi kundravajtjesh dhe komisioni përsëri merr një vendim. Pra të kap polici, të çon në komision, përsëri polici ankohesh në një komision tjetër, prap del një polic tjetër, kjo nuk është normale dhe nuk është demokratike.

Duhet që secili të ketë kompetencat e tij. Nisur nga përvoja që kemi ne në botë këto me shqyrtimin e kundravajtjeve nuk merret policia, policia është deri në momentin që e kap shkelësin dhe i transferon dokumentat në një institucion tjetër.

Sot një person e shikon në ruajtjen e objekteve, nesër e shikon shef qarkullimi rrethi, pasnesër e shikon drejtor të qarkullimit rrugor, pra nuk është kështu, duhet të ruajmë traditën, duhet të ruajmë përvojën, eksperiencën, por mbi të gjitha duhet një kualifikim i sistemuar dhe njerëzit duhet të shkojnë hap pas hapi drejt një kualifikimi dhe për të mirën e popullit dhe për të parandaluar aksidente”, tha Hoxha.

(S.D/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re