Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin me një postim në rrjetet sociale në lidhje me Rrëshenin. Kryeministri thotë se kryeqendra e Mirditës ka ndryshuar këto 7 vite duke thumbuar edhe opozitarët sipas të cilit shprehen se qeveria nuk ka “ba kurrgja hiç”.

“Mirëmëngjes dhe me kryeqendrën e Mirditës, Rrëshenin, për të vazhduar me veriun ku sipas disave këtu, nuk kemi ba kurrgja hiç, madje ka qenë shumë më mirë deri para 7 vjetësh, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re