Skip to content

“Nuk kemi laptop dhe internet mjaftueshëm”, Studentët e Universitetit të Korçës kundër mësimit online: Arsimi nuk është luks, por një e drejtë e jona

Studentët e Universitetit Fan Noli në Korçë me anën e një deklarate në facebook, shprehin opinionet e tyre në sinkron me ato të studentëve kryeqytetas. Ata janë kundër mësimit online, pasi nuk është efiçent dhe pjesa më e madhe prej tyre nuk kanë infrastrukturën e duhur. Studentët kërkojnë alternimin e mësimit në auditore me atë online.

Deklarate: Ne studentet e Universitetit te Korces, bazuar ne Vendimin e Ministrise per mbylljen e Auditoreve dhe zhvillimin e mesimit online, deklarojme se jemi kunder ketij vendimi.

Jemi kunder pasi: Mesimi online nuk eshte eficent shumica jone nuk ka infrastrukturen e duhur (laptop, kompjuter, tablet, celular, internet te mjaftueshem) per te ndjekur ne menyre te vazhdueshme mesimin.

Ne e provuam kete sistem gjate periudhes Mars-Maj dhe e pame mungesen ne dije dhe informacion.

Gjithsesi, duke qene te ndergjegjshem per situaten e shkaktuar nga COVID-19, ne kerkojme

MESIM te alternuar (leksione online dhe seminare / praktikat ne auditor); kerkojme tarifa te reduktuara per vitin akademik 2020-2021; kerkojme trajnim per perdorimin e platformave online;  kerkojme paketa financiare (ose infrastrukture) per studentet me pamundesi financiare per te blere mjetet e nevojshme.

Arsimi nuk eshte luks, por nje e drejte e jona, ku shteti ka detyrim te na e ofroje.

Detyrimi yne eshte te mesojme dhe te japim maksimumin!

/faxweb