Ambasada e Britanisë në Tiranë ka reaguar në lidhje me debatet për reformën zgjedhore, duke deklaruar se nuk ka ndërmjetësuar asnjë marrëveshje politike

Ambasada britanike thotë se ka mbështetur gjithmonë aspiratat shqiptare për një parlament dhe demokraci funksionale, ndërsa thekson se nxisin dialogun mes palëve politike.

Po ashtu ambasada kërkon zbatimin e plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR për reformën zgjedhore.

“Ne mirëpritën thirrjen e Shkëlqesisë së tij, Presidentit, ditën e djeshme për një parlament aktiv, i cili e mban përgjegjës ekzekutivin përmes kërkesës së vazhdueshme për transparencë dhe llogaridhënie dhe për ta zëvendësuar konfliktin politik me bashkëpunim konstruktiv. Ne u bëjmë thirrje të gjithë politikanëve ta dëgjojnë këtë mesazh”, shprehet ambasada britanike.

 

Reagimi i ambasades së Britanisë:

Ambasada britanike në Tiranë ka mbështetur gjithmonë aspiratat shqiptare për një parlament dhe demokraci funksionale. Kjo kërkon struktura që u mundësojnë qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre të zgjedhur të hartojnë ligje, ta detyrojnë qeverinë të japë llogari dhe të debatojnë mbi çështje të rëndësishme, për të pasqyruar interesat e qytetarëve. Kjo përfshin zbatimin e plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet.

Ne mirëpritën thirrjen e Shkëlqesisë së tij, Presidentit, ditën e djeshme për një parlament aktiv, i cili e mban përgjegjës ekzekutivin përmes kërkesës së vazhdueshme për transparencë dhe llogaridhënie dhe për ta zëvendësuar konfliktin politik me bashkëpunim konstruktiv. Ne u bëjmë thirrje të gjithë politikanëve ta dëgjojnë këtë mesazh.

Ndërsa nuk kemi ndërmjetësuar ndonjë marrëveshje politike, ne vazhdojmë të nxisim dialogun reciprokisht respektues dhe kontruktiv në mirëbesim mes atyre që dëshirojnë ta përfaqësojnë popullin shqiptar. Kjo është në interesin kombëtar dhe gjithashtu vendimtare për besimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe investimeve të huaja, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.”

LEXO EDHE: Reforma zgjedhore/ Pas BE edhe ambasada e SHBA hedh poshtë pretendimet e Lulzim Bashës: Nuk kemi ndërmjetësuar! Takimet, pjesë e angazhimit diplomatik

LEXO EDHE: Delegacioni e BE hedh poshtë deklaratat e Lulzim Bashës: Nuk jemi përfshirë në asnjë ndërmjetësim mes palëve për Reformën Zgjedhore

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re