Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me homologun e tij, Dritan Abazoviç gjatë vizitës në Mal të Zi.

Rama u shpreh se rajoni jonë nuk ka nevojë për heronj të rinj duke iu referuar qëndrimeve të Albin Kurtit për tensionet në Veri. Ai shtoi se nuk ka shkuar në Prishtinë për t’u martuar me Albin Kurtin dhe nuk ka asnjë personale me të, por vetëm qëndrime të kundërta.

“E informova kryeministrin dhe ekipin e tij për procesin që po përpiqem të bashkojmë për një plan të ri financimi dhe mbështetje ekonomike të rajonit dhe Procesit të Berlinit ku duam ta shfrytëzojmë samitin e Tiranës si një Samit të përbashkët të vendeve tona dhe synimi duhet të jetë të kemi mbështetjen e plotë të kancelarit në këtë proces.

E informova për përgatitjen e një darkë pune informale në Tiranë në 17 korrik për të dialoguar në lidhje me planin. Ne jemi jo vetëm në një linjë politikisht por jemi edhe në një horizont të përbashkët në qasje. Çdo gjë që provokon sherr dhe konflikt në rajonin tonë për ne është problem.

Ne nuk jemi të gatshëm të bëhemi pjesë. Ne duam një paqe që të funksionojë për njerëzit dhe dua që njerëzit të kenë më shumë paqe dhe të ardhura dhe jo më shumë përralla dhe historira heroizmash. Ne nuk kemi nevojë për heronj të rinj në rajonin tonë por për modele të reja. Nuk shkova në Prishtinë për t’u martuar me Albinin. Nuk kam asnjë problem personal dhe aq më pak institiucional me kryeministrin e Kosovës. Kam vetëm qëndrime të kundërta”, deklaroi Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re