Kreu i PD-së Lulzim Basha ka pasur sot një takim me drejtuesit e urdhërit të farmacistëve, me të cilët ka folur lidhur me kostot e kurimit për personat e prekur nga Covid 19. Sipas farmacistëve ilaçet që përdoren për trajtimin e Covid nuk rimbursohen, ndërkohë që vetë atyre nuk iu është dhënë një protokoll mjekimi.

“Ka nisur një mungesë e theksuar e ilaçeve për COVID. Ndaj farmacistëve hidhen akuza të pabaza, ndërkohë që në tendera sekretë maskat blihen me dyfishin e çmimit. Trajtimi i COVID ka një kosto të papërballueshme. Vetëm një paketë e vogël e trajtimit rimbursohet. Ka alarm për mungesën e barnave të rimbursueshme. Farmacitë janë bërë si dyqanet me lista borxhes, njerëzit po marrin barna me lista. Marrja e barnave me listë po shndërrohet në këtë dukuri normale”, i janë shprehur Bashës drejtuesit e urdhërit të farmacistëve.

Sipas përfaqësuesit të Urdhërit Dëfrim Goma: barra financiare e rimbursimit të paketës anti-Covid nuk është e madhe për shtetin.

Ndërkohë që Basha nga ana er tij tha se ai vetë ka bërë thirrje që qeveria të sigruojë sa më parë dozat për vaksinat e gripit stinor.

“Do bëjmë gjithçka për tju mbështetur në këtë kohë të vështirë, kemi bërë thirrje për blerjen e dozave të vaksinave për gripin stinor. Do të bëjmë gjithçka që në reformën tërësore të sistemit shëndetësor farmacistët shqiptarë do të gjejnë veten”, u shpreh Basha gjatë takimit.

Ndërkohë që Diana Toma, Presidente e Urdhrit të Farmacistëve tha se i gjithë sistemi farmaceutik është në gjendje alarmi.

“Pesha i bie sistemit shëndetësor, nga kjo varen dhe sistemet e tjera, sistemi farmaceutik një armatë vendimtare në sistemin shëndetësor. Sistemi farmaceutik u përjashtua nga administrimi i pandemisë. Nga ne kërkohej shumë por problematikat tona nuk u dëgjuan. Sistemi shëndetësor ose funksionon si i tërë, ose me hallka të shkëputura dështon.

Ne nuk kemi përfaqësim institucional dhe problematikat tona nuk dëgjohen. Mjekët nuk kanë një protokoll të trajtimit të pacientëve COVID. Mungesa e protokolleve e ngarkon farmacistin me një përgjegjësi të panevojshme. Ne nuk kemi akt normativ për mënyrën se si ta trajtojmë pacientin, asnjë rregullim ligjor për trajtimin e pacientëve me telefon. Do ishte e udhës që paketa të ishte komplet e rimbursueshme”, u shpreh Toma në takim.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re