Shtabi koordinues i mbledhur nga prefekti i Gjirokastrës Astrit Aliaj ka diskutuar rreth nevojës urgjente për të zgjidhur situatën e emigrantëve shqiptarë në pritje në anën tjetër të kufirit të cilët nuk pranojnë të karantinohen në hotele sepse nuk kanë mjete monetare për ta përballuar këtë situatë.

Për këtë arsye u vendos pranimi i tyre në karantinë brenda mjediseve publike, konvikti i shkollës pedagogjike në Gjirokastër dhe mjediset e shtëpisë së të moshuarve në Libohovë.

Të dy këto mjedise janë bosh për momentin dhe do të përshtaten për karantinën e emigrantëve. Eshtë rënë dakord për sigurimin e kushteve të akomodimit dhe mjediseve sanitare por ende nuk është diskutuar rreth ushqimit për ta.

Në pritje në pikëkalimin e Kakavijes janë 12 persona por shumë të tjerë dëshirojnë të kthehen në Shqipëri pasi nuk kanë mundësi ta kalojnë periudhën e izolimit në Greqi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re