Shoqata e Transportit Publik ka dalë ditën e sotme në protestë para Ministrisë së Transportit pas pezullimit për t’u rihapur për shkak të masave të ndërmarra në kuadër të pandemsië së koronavirusit.

Protestuesit ankohen se nuk kanë me se të mbajnë familjet për shkak se kanë disa muaj pa punë. Ndërkohë që policia u ka bërë thirrje që të shpërndahen për shkak se nuk lejohen grumbullimet si pasojë e COVID-19.

“Po kërkojmë bukën e kalamajvë, asgjë tjetër”. Çfarë mund të bëhet me 100 mijë lekë. Do dalin më protestë çdo ditë. U hap avioni  full opsion, por ne?“, shprehen një pjesë e protestuesve

Ndërkohë një tjetër punonjës i transportit publik shprehet se nuk ka mundësi që me 40 mijë lekë të vjetra të paguajë faturën e dritave, që vetëm në një muaj i kanë shkuar 14 mijë lekë.

“Jemi  gjithë këto prindër këtu, mua më kanë ardhur 140 mijë lekë drita në muajin Shkurt, vajta pagova lekët e dritave për tre muajt e tjerë me pagën e luftës, për një muaj që e lashë pa paguar Shkurtin, donin që të më prisnin dritat. Ai nuk na frikëson dot as me polici dhe asnjë gjë, prind është dhe ai polici. Më jepni një vendim të firmosur që nuk lejohen tubimet”, shprehet një tjetër prej protestuesve.

Nga ana tjetër Shoqata e Transportit kërkon plotësimin e disa prej kërkesave, në të kundërt nuk rifillojnë aktivitetin e tyre. Ata kërkojnë:

1- Të hiqet akciza për naftës dhe taksave për karburantin si sektori i peshkimit.
2- Të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6%.
3-Rimbursimin e kapacitetit të munguar si pasojë e masave kufizuese.

4- Rimbursimin në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport falas
5-Dje iu shtua dhe kërkesa e pagesës shtesë për shtyrjen me një javë të hapjes së shërbimit.

Anëtarët e shoqatës së transporti shprehen se është e pamundur që të zbatohet protokollet e sigurisë në autobusë, pasi nëse zbatohen nuk do të mund të hipin më shumë se 45 veta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re