Banorët e Astirit vijojnë të protestojnë kundër ndërtimit të një pallati 10-katësh që sipa tyre është shumë pranë pallatit të tyre dhe që bie ndesh me projektin, i cili thotë se zona në fjalë duhet të jetë lulishte.

Duke folur për Fax News, një nga banorët e pallatit të prekur thotë se i kanë shkruar bashkisë dhe policisë, mirëpo nuk ka përgjigje për ta. Ata ankohen se është bllokuar hapësira dhe është e vështorë të futesh në pallat, duke marrë si shembull madje dhe rastet e fatkeqësive që sipas tyre nuk kanë ku të kalojnë arkivolin.

“Asnjë lloj instance nuk ka reaguar. Bashkisë, policisë, i kemi ccuar kërkesat. I kemi thënë na vini ne ndihmë se po na shkatërrojnë shtëpitë. Le të vijë vetë Lali Eri. Ta kontrollojnë ta shohin ku kanë vendosur llamariant. 150 familje s’kanë ku futen. Nuk kemi mundësi të futemi në objekt. Edhe ai që do vdesë nuk kemi ku të nxjerrim arkivolin. I bëjmë thirrje Erion Velisë nëse është qytetar të vijë ta shohë. Nëse ai bie dakord, dhe ne do biem dakord. Kur vjen fushata vijnë për vota ditë e natë. Jemi 150 familje, hajde njëherë ta diskutojmë. Le të bëhet pallati por jo pjesa kufitare 3 m nga njëri pallat te tjetri. Leje lulishte po as hapësirë me u fut në shpi nuk kemi. Jemi këtu për protestë paqësore. Kemi dalë për të drejtën tonë”, tha një banor.

Banori tjetër deklaroi se protestat nuk do të ndalen derisa të kenë një përgjigje përse është ndryshuar projekti. Ai shtoi se e kanë të pamunudur edhe t’i shesin shtëpitë tashmë pasi pallati që po ndërtohet ka zënë të gjithë pamjen.

“Gjersa nuk ka një përgjigje nga instancat, nga ALUIZNI. Do vijë z.Lame nesër për të dhënë certifikatat, por si do t’i japi. Nuk i kam zënë besë atij që i kam blerë shtëpinë, por i kam zënë besë shtetit. Shteti po na pret në besë. Përse ajo pjesë që ishte lulishte u kthye në pallat 8 katësh. Kush është ai që ofrohet për të blerë një apartament ku nuk ka as 2 metra hapësirë. Shtëpine e kemi blere me kredi. Shikoni, a jetohet këtu. Ne jemi të rinj, ku të shkojmë? Patjetër që do vijojmë të protestojmë. Gjersa të kemi një përgjigje të qartë përse projekti është ndryshuar”, u shpreh ai.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re