Kryetari i Bashkisë së Gramshit, Besion Ajazi, në një konferencë për media, ka folur lidhur me rastet me salmonelë te fëmijët e një prej kopshteve publike të qytetit.

Ajazi tha se nuk “kemi të bëjmë me një helmim për shkak të ushqimit, sepse nuk kemi ende analizat”, por shtoi se “kemi të bëjmë me faktin se ka disa raste me bakterin salmonela në një kopsht publik.”

Kërkesën e disa prindërve që ushqimi për fëmijët të mos vijë nga jashtë qytetit, e cilësoi pa sens, duke thënë se “ne zbatojmë ligjin për prokurimet.”

Ajazi: Në ditët e fundit janë bërë 6 raste që kanë marrë shërbim mjekësor. Fëmija nga i njëjti kopsht dhe kjo nxiri edhe një vëmendje të shtuar dhe alert nga institucioni ynë dhe kryesisht nga njësia Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Gramsh.

Dua që nëpërmjet jush të sqaroj disa të pavërteta të mëdha. Nuk kemi të bëjmë me 72 raste helmimi, nuk kemi të bëjmë me 72 fëmijë të shtruar dhe nuk kemi të bëjmë me një helmim për shkak të ushqimit, sepse nuk kemi ende analizat. Nuk kemi të bëjmë me një abuzim nga një institucion apo individ.

Kemi të bëjmë me faktin se kemi disa raste me bakterin salmonela në një kopsht publik.

Ushqimi nuk është katering, por me furnizim nga një kompani dhe gatim në ambientet e kopshtit me kuzhinierë me eksperiencë. Ky është rasti i parë që na ka ndodhur, nuk dimë as autorët apo shkaqet. Jemi në alert për gjendjen shëndetësore të vogëlushëve. Fatmirësisht nuk kemi të bëjmë me një helmim masiv.

Është një kompani që ka rezultuar fituese nga procedura e prokurimit. Prokurimi është ligj kombëtar, nuk funksionin më vete siç dëshirojnë një apo dy prindër që të mos vijnë nga jashtë. Është një kërkesë pa sens, sepse ne zbatojmë ligjin për prokurimet. Në procedurat e prokurimit nuk është vetëm çmimi, por nuk plotëson kriteret e tjera.

Askush nuk ka bërë presion, asnjë lloj intimidimi. Nuk ka askush një pretendim të tillë, të provuar dhe faktuar.

Ne nuk mund të shkojmë në përfundime, pa patur përfundimet e institucioneve përgjegjëse.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko