Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar takime me përfaqësues të biznesit në Vlorë.

Këta të fundit i janë ankuar kryedemokratit se kriza i ka kapur aq thellë, sa do të mbyllin dyert, dhe punonjësit do t’i lënë në rrugë.

“Më bëri përshtypje se në dy vende që kishin një apo dy klientë, të gjithë të tjerët ishin bosh fare”, u shpreh Basha gjatë bashkëbisedimit me përfaqësuesit e bizneseve.

Pronarët e hoteleve i janë shprehur kryedemokratit se ndjejnë pasiguri edhe për atë që mund të ndodhë edhe nesër.

Basha premtoi se në qeverinë e tij, nuk do të ketë klientë të privilegjuar të pushtetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re