“Nuk kemi ujë për të pirë, këtu nuk jetohet”, banorët e lagjes ‘5 maji” në Elbasan i bëjnë thirrje Bashkisë: Ka 25 vite kështu, po nuk u përgjigjet ne do të…

elbasan.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Banoret e lagjes ‘5 maji’ në Elbasan kërkojne përgjigjie nga Bashkia pasi jetojnë në një zonë ku nuk është investuar prej 25 vitesh dhe hasen cdo ditë më problematika serioze.

Pavarësisht se janë bërë takime me banorët ku Bashkia ka prezantuar buxhetin, janë dhënë vetëm premtime dhe asnjë projekt konkret.

Banorët shprehen për Fax News se nuk ka ujë të pijshëm pasi është totalisht i ndotur dhe se prej muajsh janë detyruar ta blejnë. Përvec kësaj lagjia ka probleme me rrugët e pashtruara, mungesën e ndriçimit dhe kanalizimet.

Ata thonë se nëse Bashkia nuk u jep zgjidhje do drejtojnë kërkesë zyrtare deri te kryeministri pasi jetesa është bërë shumë e papërballueshme.

Problemi jonë është rruga dhe kanalizimet se nuk kemi as ujë të pijshëm. Me forcat tona kemi bere çdo gjë, me puse, kemi 4 muaj që blejmë ujë, uji është i infektuar.

Ne kërkojmë që Bashkia të investojë për të gjitha problemet. Ishim ne ne takimet per buxhetin dhe i bëmë kërkesën, por nuk premtoi asgjë, po kemi buxhet do i bëjmë tha.

Nëse nuk zgjidhet do shkojmë deri te kryeministri. Kemi 20 vite me këto problem, skandal janë. Uji që pimë është shumë I ndotur, kemi njerëz debitorë dhe një ditë ska pasur ujë.

Edhe kryetari erdhi e pa vetë lagjen dhe do e bëjmë do e bëjmë tha por asgjë, prandaj kemi bërë shkresë sepse dritat dhe cdo taksë kemi paguar”-tha një nga banorët.

“Në lagjen tonë nuk është vënë dorë asnjëherë, sa marrin votat dhe aq. Rrugën e kemi shtruar dy herë vetë, këtu nuk jetohet”-tha një banor tjetër.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë