Me anë të një statusi në rrjete sociale kryeminstri Edi Rama ka bërë me dije se mbi 30 mijë punonjës kanë marrë pagën e luftës. Ai shprehet se ka afro 25 mijë të tjerë që ende nuk e kanë marrë.

Rama iu bën thirrje punëdhënësve që ende nuk kanë aplikuar të aplikojnë sepse afati skadon të premten. Punëdhënësit që nuk aplikojnë për punonjësit e tyre do të gjobiten. Kryeministri ka dhënë po ashtu një lajm të mirë.

Ai shkruan se punonjësit e lënë pa mbështetjen e punëdhënësit do të marrin 40 mijë lekë në llogarinë e tyre duke filluar nga e Hëna.

Reagimi i plotë: LAJM I MIRË: KA KALUAR 30 MIJËSHIN NUMRI I PAGAVE 40 MIJË LEK TË DERDHURA NË LLOGARITË E PUNONJËSVE QË NUK E KISHIN MARRË MBËSHTETJEN FINANCIARE TË QEVERISË, SI PASOJË E MOSAPLIKIMIT NGA ANA E PUNËDHËNËSVE😊 Faleminderit punëdhënësve që reaguan pozitivisht ndaj apelit tonë🙏 🔴

SIPAS LLOGARIVE TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË TATIMEVE JANË EDHE AFRO 25 MIJË TË TJERË QË DUHET TË PAGUAJMË, PRANDAJ U KUJTOJ PUNËDHËNËSVE QË S’KANË APLIKUAR ENDE SE AFATI PËR TA SKADON TË PREMTEN, 5 QERSHOR, NË MESNATË

Kush nuk do të bëjë aplikimin për punonjësit e vet do të paguajë gjobë, ndërsa të gjithë punonjësit e lënë pa mbështetjen e punëdhënësit, NUK DO TË JENË VETËM! SEPSE NE DO T’U DERDHIM MENJËHERË 40 MIJË LEKËT NË LLOGARINË E TYRE NGA E HËNA E ARDHSHME❤️

Sot ka kaluar në thesar për lëvrim javën e ardhshme, shuma e Pagës së Tretë të Luftës😊 Shifra totale e të gjithë të asistuarve me tre Pagat e Luftës apo Pagën 40 mijë Lek, parashikojmë të shkojë në afro 250 mijë persona🤝

*Në fund e gjithë lista e pagesave për këtë thuajse çerek milionë motra e vëllezër, do të jetë publike, që mos kemi llafe kur i thonë fjalës😉

– po edhe që askush, asnjë person i vetëm të mos mbetet pa marrë atë që i takon, nëse për çfarëdo arsye do të mbetet i papërfshirë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re