Kryeministri Edi Rama, në takimin e zhvilluar për “Autonominë Menaxheriale për spitalet rajonale”, u ka bërë një tjetër premtim mjekeve, sa i përket rritjes së pagave.

Gjatë fjalës se tij, ai u shpreh se edhe pse mjekët tashmë janë më të mirë paguar, “qeveria nuk e ka fjetur mendjen”, por do bëjnë çmos që të ardhurat e tyre të rriten.

Rama: Nëse sot janë më të mirë paguar, unë ju them sot që nuk keni parë gjë akoma. Nuk e kemi fjetur mendjen, ne do bëjmë çmos që të ardhurat e mjekëve, infermierëve dhe shërbëtorëve të shëndetit publik, të jenë në rritje. Synohet edhe rritja dhe zgjerimi i mundësive për të ardhura legjitime komplementare që vijnë nga aktiviteti i brendshëm i spitaleve, dhe aktiviteti i vete mjekëve, përveç asaj normës që e bëjnë të gjithë.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re