Arben Lena, avokati i Myrteza Çaushit kërkoi përllogaritjen e viteve të dënimit, u shpreh se nuk kërkon lirimin e klientit të tij.
Në një deklaratë për mediat, Lena shtoi se kërkon vetëm një përllogaritje të saktë të dënimit, pasi sipas tij ka një handikap në llogaritjen e kohës së dënimit, pasi kemi dy vendime dhe duke pasur parasysh përcaktimin ligjor.
“Ne nuk kërkojmë lirimin e Zani Çaushit, ne kërkojmë llogaritjen e saktë të kohës së vuajtjes së dënimit të Myrteza Caushi. Ka një handikap në llogaritjen e kohës së dënimit, pasi kemi dy vendime dhe duke pasur parasysh përcaktimin ligjor.
Vendimi ka datën kur merr formë të prerë, kohën në të cilën dënohet i pandehuri dhe njëkohësisht një pikë tjetër, e cila thotë që vuajtja e dënimit fillon në këtë datë.
Ne kemi bërë llogaritjet tona dhe i jemi drejtuar gjykatës me kërkesë për të pasqyruar saktë kohën e vuajtjes së dënimit.
Pas llogaritjes së kohës së saktë të vuajtjes së dënimit, pasi edhe në gjykimin e parë ne jemi tërhequr ka qenë pikërisht mos llogaritja e saktë e kohës së vuajtjes së dënimit, do të vazhdojmë procedurat ligjore duke kërkuar edhe lirimin me kusht,”– tha Lena.