Skip to content

“Nuk kërkojmë diplomat false të qeverisë”, vajza bukuroshe e Niko Peleshit i kthehet keq Besa Shahinit (FOTO)

Një ditë më parë ministrja e Arsimit, Besa Shahini, u shpreh se protesta e maturantëve për mosnjohjen e provimit të Letërsisë u nxit nga opozita.

Kaq është dashur që të vijnë reagime të shumta nga ana e maturantëve. Madje edhe vajza e ish-zv.kryeministrit, Niko Peleshit, Aleksia ka reaguar dhe i ka dërguar një mesazh Besa Shahinit.

Duke qenë se është maturante, ajo u shpreh se revolta e maturantëve nuk është lëvizje opozitave. Sipas Aleksias, maturantët janë ngritur në protestë për shkak se mundi i tyre 3-vjeçar për të arritur synime të larta po hidhet poshtë nga një provim i hartuar në mënyrë aspak dinjitoze.

Aleksia shtoi se nxënësit ndihen sikur po tallen me djersën e tyre ndërsa theksoi se maturantët kërkojnë që të mos trajtohen si brez eksperimental ku vihet në lojë e ardhmja e tyre dhe jo diploma e nota false të qeverisë së mëparshme.

/shqip