Skip to content

“Nuk kërkojnë lëmoshë, por dinjitet”/ Tabaku: Përgjigjia që pushteti po u jep minatorëve është vetëm dhuna policore

TABAKU 1 608x450 1

“Minatorët e Spaçit kanë ditë që protestojnë për kushte dinjitoze dhe respekt për punën e tyre. Kërkesat e tyre janë minimale, legjitime dhe brenda çdo standardi të marrëdhënies punëdhënës–punëmarrës.

Fatkeqësisht, përgjigjja e pushtetit është dhuna policore ndaj minatorëve që kërkojnë të drejtat e tyre. Ky trajtim është i turpshëm dhe i papranueshëm! Vitin e shkuar, në emër të Partisë Demokratike, kam dorëzuar në Kuvend Ligjin për Statusin e Minatorit, që njeh këtë profesion si një nga më të vështirët e më të rrezikshmit, për t’u dhënë një pension dinjitoz dhe mbrojtje të merituar. Minatorët nuk kërkojnë lëmoshë, por dinjitet.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fnuk kerkojne lemoshe por dinjitet tabaku pergjigja qe pushteti po u jep minatoreve eshte vetem dhuna policore%2F%23gsc.tab%3D0&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanwebAta nuk janë armiq të shtetit, por shtylla e punës dhe ndershmërisë shqiptare.”, shkroi Tabaku në një postim në Facebook.