Skip to content

“Nuk kishim kohë për të patur frikë” Pamjet prekëse, emigrantët i shpëtojnë jetën të moshuarit

“Jam i frikësuar, s’mund të eci dot”

Këto ishin fjalët e një të moshuari, pak para se të shpëtohej nga flakët e tymi që kishin kapluar banesën e tij.

Tre djem, emigrantë, nuk pritën të vinin zjarrfikësit. Nisën të ngjiten derisa arritën në ballkonin pranë ballkonit të shtëpisë së të moshuarit.

Një prej djemve i lutet të moshuarit të afrohet, por ai është në shok dhe i frikësuar. Kësisoj i riu hyn në ballkonin e të moshuarit, e ngre hopa dhe me ndihmën e dy miqve të tij, arrijnë ta largojnë nga rreziku.

Kur gazetarët pyetën emigrantin nëse pati frikë, ai u tha… “nuk kisha kohë për të patur frikë, duhej të shkoja”