Gjimnazistët në Berat janë ngritur në protestë për shkak të vështirësisë në testin e maturës në lëndën e Gjuhës dhe Letërsisë. Ata thonë se nuk kishte lidhje me modelin që nxori Ministria e Arsimit, ndaj kërkojnë që të ulen kuotat për hyrjen në universitete.

Disa prej deklaratave të nxënësve për Fax News: “Ishte nivel më i lartë se sa kishim pritur. Letërsia është gjithmonë e vështirë, ama gjuha nuk kishte asnjë lidhje me testin”.

“Ne u bazuam në testin që ministria nxori dhe ishte ndryshe nga modeli dhe u zhgënjyem. Nuk dolëm aq mirë sa prisnim”.

“Nuk u zbatua 40%, 20% dhe nuk kishte pyetje për nxënësit e nivelit të ulët dhe shumica e pyetjeve nuk ishte sikurse u nxorën në program”.

“Të ulen kuotat. Poezia është një prej gjërave më të rëndësishme dhe të vështira që ka letërsia, sidomos Lasgush Poradeci. Mund të them se dy poezi janë të tepërta, sidomos në periudhën e pandemisë”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re