Skip to content

Nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga Gjermania, kush është 32-vjeçari që ndërroi jetë në aksidentin e rëndë në Sarandë (EMRI)

Identifikohet viktima e aksidentit të ndodhur në aksin Krane-Konsipol, ku si pasojë e daljes së mjetit tip Benz nga rruga humbi jetën një person. Burime për Faxneës bëjnë me dije se viktima quhet Klement Kristidhi, 32-vjec.

Mësohet se në automjet ndodheshin 4 shokë të gjithë nga fshati Mursi, i Bashkisë Konispol. Veç viktimës janë plagosur edhe dy shtetas të tjerë.

Fillimisht ka patur vështirësi në nxjerrjen e trupit nga mjeti, por më pas me mbërritjen e forcave policore është bërë e mundur nxjerrja nga automjeti i trupit të viktimës.

Mësohet se 32-vjeçari që ndërroi jetë sapo ishte kthyer nga Gjermania, pasi ishte emigrant aty prej 6 vitesh. Mjeti me të cilin po udhëtonin 4 shokët është në pronësi të vëllait të viktimës.

/faxweb