Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka njoftuar me anë të një statusi në rrjetin social “facebook” se LSI ka depozituar propozimin për ndryshimin e Kodit Penal sa i përket tubimeve të organizuara nga qytetarët.

Në propozimin e bërë synohet që të ndryshohet Kodi Penal sa i përket organizimit të protestave të cilat aktualisht nuk lejohen në momentin që nuk është marrë leje në polici. Vasili shkruan se me rregullat ekzistuese, ndodh që qytetarët të dekurajohen dhe të hasin në pengesa për të organizuar protesta.

Kështu që në propozimin për ndryshimin e Kodit Penal për tubimet, LSI kërkon që këto të fundit të organizohen pa pasur nevojë për leje nga policia.

Postimi i Plotë:

Deputetet e LSI depozitojne ndryshimin ne Kodin Penal per Tubimet!! Ndryshimi i Kodit Penal në zbatim te Vendimit te Gjykates Kushtetuese eshte depozituar sot ne Kuvendin e Shqiperise. Kushtetuesja ka folur, tani Urgjent ndryshimi i Kodit Penal per tubimet, qe denon padrejtesisht qytetaret! Qindra qytetare, qe kane protestuar, po vuajne padrejtesisht pasojat ne qindra e qindra procese gjyqesore politike te montuara dhe ne sherbim vetem te rilindjes dhe abuzimeve te saj me te drejtat e qytetareve dhe lirite e tyre.

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi ne Kodin Penal ndalimin per zhvillimin e protestave pa lejen e policisë. Per kete Vendim Rilindja as flet dhe as shprehet me muaj te tere, sepse i intereson te mbaje qytetaret nen kercenim, ti mbaje me procese te hapura me qellimin e vetem per te dekurajuar protestat e qytetareve kur atyre ju dhunohen te drejtat e ju rrembehet prona dhe liria nga rilindja.

Sipas Vendimit te Gjykates Kushtetutese eshte i detyrueshem reflektimi ne Kodin Penal ne nenin 262, paragrafi i pare dhe shfuqizimi i shprehjes ” pa marre me pare lejen nga organi kompeten sipas dispozitave te vecanta..” Pas muaj te tere ku Kuvendi nuk ka reaguar duke u vendosur ne kushtet e pakushtetushmerise tani nuk ka me asnje minute kohe per tehumbur per te votuar keto ndryshime te Kodit Penal qe i japin fund denimit te paligjshem te mijra qytetareve qe protestojne per te drejtat e tyre themelore.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re