Punonjësit e Portit të Shëngjinit kanë dalë në protest pasi nuk kanë marrë pagat prej dy muajsh.

Arsye tjetër për protestën është bërë dhe reforma në administratë, që pritet të nisë në janar të vitit 2024.

Sipas tyre, kjo ndërmarrje ka shkuar drejt falimentimit nga keqmenaxhimi, si dhe shtim të numrit të personelit në mënyrë fictive, pasi ka punonjës që nuk paraqiten në punë.

Reforma prek rreth 40 punonjës të Portit të Shëngjinit, port ë larguarit pretendojnë se këto largime po bëhen në mënyrë selective dhe me prapavijë politike.

Në Portin e Shëngjinit ka pasur disa herë protesta të punonjësve dhe akuza për abuzim nga drejtuesit. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re