645 qytetarë janë gjobitur me 3 mijë lekë gjobë këtë të premte, pasi u konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.  Po ashtu, me gjobë u ndëshkua edhe një lokal, pasi nuk respektoi masat anti-Covid.

Masë administrative u vendos edhe ndaj 9 qytetarëve. Ata u kapën duke lëvizuar në këmbë pas orës 22:00.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re