Skip to content

“Nuk mban më! Nuk kemi bërë as gëk, as mëk deri tani, do skualifikoheni”, Rama sulmon hapur SPAK-un: Po nuk vepruat për Berishën dhe Metën…

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Si asnjëherë më parë në këto vitet e fundit, Edi Rama i ka treguar me gisht SPAK-ut Ilir Metën dhe Sali Berishën, që sipas tij rrezikojnë ta çojnë vendin në të njëjtën pikë fundore, si para Reformës në Drejtësi.

Edhe pse pushtetet në Shqipëri janë të ndara me Kushtetutë, Edi Rama i lejoi vetës që të kërcënonte me skualifikim prokurorët e SPAK, në një paralelizëm me ndeshjet e futbollit.

Kreu i socialistëve në pushtet, tha se deri tani rastet e trajtuara nga SPAK kanë qenë tërësisht të njëanshme.

Sipas Ramës, DASH ka qenë shumë i qartë në qëndrimin për Berishën, që duhet të jenë institucionet shqiptare ato që do të duhet të evidentojnë me prova, rastet e korrupsionit ku ai është përfshirë.

Edi Rama: Jo unë por e gjithë Shqipëria mezi pret që ta shohë Ilir Metën para SPAK, kur e kemi ndërmarrë Reformën në Drejtësi, unë personalisht e kam udhëhequr, pa bërë asnjëherë asnjë diskutim, të asnjë neni, që gjithkush këtu, edhe juristët tanë kanë pasur rezerva.

Për hir të së vërtetës, jam para faktit se ata që e nxinë totalisht Shqipërinë, janë sot të paprekur, të gjithë, dhe merren me Ardian Dvoranin që sot e gjithë ditës jeton në një apartament të kohës së diktaturës.

Për të mos folur pastaj për këtë non gratën e madhe, bashkë me shpurën e tij, që na treguakan se nuk ulen me ne për të biseduar për presidentit, po nuk ua dhamë atyre presidencën. Këtu është të kesh dy, një ta mbash dhe një ta çash, se një nuk mjafton.

Non grata nuk është një problem i Amerikës, është një problem i Shqipërisë, nuk është një hall i Amerikës, por i Shqipërisë.

Nëse në këtë vend non grata e madhe, ai i dyti atje, që është i pari në fakt, që SPAK… gjykatësit dhe prokurorët që e bënë baltë dhe gjak të pafajshëm të sistemit të drejtësisë. Të hetohet kushdoqoftë që i përket kësaj bashkësie politike, bujrum çojini, por realisht po hyni në kohën shtesë të ndeshjes me të keqen në këtë  vend, dhe ju skualifikoheni deri tani. Dhe kualifikimi i të keqes është se e keqja do të na vërë përfund sërish këtë vend, siç e kishte vënë përpara se të krijoheshit ju.

PS nuk do të lërë dy gurë bashkë që të mos e lejojë këtë, kemi mbajtur një qëndrim të jashtëzakonshëm për Reformën në Drejtësi, nuk gjendet një diskutim ku të jetë vënë në dyshim qendrimi ynë në raport me këdoqoftë për të cilin drejtësia ka llogari për të bërë. 

Nuk kemi bërë as gëk as mëk, kur është dashur të merret para drejtësisë secili prej nesh. Tani nuk mban më përballë kësaj tallje të madh, kjo është shumë tallje e madhe.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë