Grupet e punës në varësinë e Ministrisë së Shëndetësisë kanë gjobitur 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit pasi janë konstatuar se qendronin në ambiente të mbyllura pa maskë.

Mësohet se shkeljet janë konstatuar pas 1 300 inspektimeve të kryera nga disa njësi, siç janë Inspektorati i Punës, AKU si edhe Policia e Shtetit.

Gjithashtu u bë edhe 1 pezullimi i një aktiviteti si edhe u gjobitën 2 biznese për mosrespektim të masave anti-Covid.

Task Forca anti-COVID në total ka kryer mbi 115 mije kontrolle dhe monitorimet në terren dhe gjatë epidemisë dhe janë vendosur rreth 450 masa administrative për subjektet e gjetura në shkelje të protokolleve të sigurisë, miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura.

MSHMS bën apel të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët. Detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë për çdo individ në të gjitha ambjentet e mbyllura; në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit.

Ministria e Shëndetësië u kërkon bizneseve të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.

Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re