Besart Kadia u emërua disa ditë më parë zv. ministër i Financave në qeverinë Rama. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Kadia ka treguar arsyet pse pranoi postin ekzekutiv në mazhorancën socialiste. Ai shprehet se nuk është funksionar i PS-së, por funksionar i shtetit shqiptar.

“Unë jam në rradhë të parë ekonomist, për mua idetë janë të parat dhe pastaj vijnë përkatësitë politike. Nuk jam zv. ministër apo funksionar i PS, jam zv. ministër i shtetit shqiptar. Çështjet që kam të bëjë unë, janë çështje që i interesojnë shtetit shqiptar.

Çfarë unë kam marrë përsipër të bëj janë komplet të zhveshura nga politika. Vazhdoj kërkoj që taksa progresive nuk është politikë e duhur, mendimet nuk i kam ndryshuar. Unë nuk mbështes opozitën që del në protesta për të kërkuar votën”, tha Besart Kadia.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re