Teksa është duke u diskutuar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave në lidhje me marrjen e një eurobondi prej 700 milionë eurosh në tregjet ndërkombëtare, Erion Braçe tha se ajo që rrezikon seriozisht situatën ekonomike në Shqipëri është pandemia, dhe niveli shumë i ulët i vaksinmit.

Braçe tha se qeveria shqiptare duhet që të stimulojë vaksinimin, dhe në rast se pandemia do të mbetet në nivele të këqija, ekonomia do të ishte ajo që e vuante e para.

“Nuk mburret kush kur merr borxh, duhet të jemi të përgjegjshëm për brezat që do të vijnë. Atyre që edhe gjejnë punë në Shqipëri, edhe ikin nga Shqipëria.  Shqipëria nuk është mirë me pandeminë dhe këtë duhet ta themi, kufizimi do të godiste ekonominë shqiptare.

Theksi duhet të vihet te vaksinimi, kërcënimi serioz që përmendet në të gjitha raportet nuk janë çmimet, vjen ekzaktësisht nga pandemia. A e kuptoni që ne sot kemi kufizime për të vaksinuarit, të gjithë rreth e qark nesh merren me këtë aspekt.

Nuk do të kemi ne sukses me vaksinimin në rast se nuk e stimulojmë. Borxhi bëhet i shëndetshëm vetëm në rast se rrisin të ardhurat, të luftojmë me bizneset e mëdhaja që paguajnë pak ose fare pak për ato që fitojnë”, u shpreh Braçe.

Eurobondi/ Pse Shqipëria do të marrë borxh me interesa më të larta se Maqedonia e Veriut? Çfarë thotë ministrja Ibrahimaj

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re