Pas deklaratës së Sali Berishës që kërkoi dorëheqjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë  me akuzën se është  përfshirë në aferën e inceneratorëve në kohën që mbante detyrën e drejtuesit të Departamentit Juridik të Këshillit të Ministrave ka reaguar Artur Metani.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë  shprehet; “Unë nuk kam dëshirë të merrem me komente politike. Për rastin konkret, por edhe kujdo tjerër, që ka ankesa apo akuza ndaj Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ose Artur Metanit, i them që të shkojë në prokurori. “

Gjithashtu Metani thotë se; “çdokush që kërkon të intimidojë ose të ndikojë, apo të bëjë presion në punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ta harrojë!”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re