Suzana Topi, deputetja e opozitës parlamentare e cila deklaroi ditën e sotme votën pro marrëveshjes së 5 qershorit, me anën e një postimi në facebook ka reaguar kundër deputetit Myslim Murrizi. Ishte ky i fundit i cili i quajti “pisa” të gjithë ata që do të rreshtoheshin pro marrëveshjes së 5 qershorit. Deputetja Topi është shprehur se fjalët e Murrizit nuk e bëjnë atë pis pasi sipas saj ajo është në unison me SHBA dhe BE.

Postimi i plotë: Mar shkas nga reagimi i kolegut deputet Z.Myslim Murrizi ,sipas së cilës ne që do votojmë pro marveshjes së 5 qershorit qënkemi pisa ..
Dua ti them se asgjë nuk më bën pis nga fjalët e tua Z. Murrizi
Unë nuk kam qënë pjese e asnje pazari politik në kafenetë e parlamentit për të votuar apo rrëzuar ligje në kundërshtim me kushtetutën dhe interesin publik. Unë nuk kam qënë pjesë e asnjë grupi parlamentar dhe nuk kam firmosur asnjë marveshje me ju.

Sigurisht dua të shpreh edhe njëherë qëndrimin tim pro marveshjes së 5 qershorit e firmosur nga të gjithë aktorët politikë brënda dhe jashtë parlamentit ,dhe dua tē siguroj kolegun se qëndrimet e mia janë në unison me qendrimet e opozites se bashkuar , SHBA dhe BE.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re