Kryeminstri Edi Rama ishte sot në Shkodër në një takim me përfaqësues të biznesit të vogël.

Gjatë bashkëbisedimit me biznesmenët, Rama theksoi se me anë të teknologjisë do largohen inspektorët tatimorë nga dyert e bizneseve.

Kryeministri rrëfeu edhe historinë e një zonjë pronare të një pastiçerie në Durrës, të cilës inspektorët tatimorë i mbaruan akulloren.

Rama: Nuk më del e keqja pa u larguar hija e inspektorëve në dyert e biznesit. Ka rënë shumë. E imagjinoj, njeriu shkon në dyqan të vet, ka 100 mijë kumrie në kokë dhe ankthi i të jetuarit me konkurrencë dhe vetëm kur të vjen njëri që nuk ka lidhje me hallet e tuaja, të thotë tani të shohim një çikë.

Tani me teknologjinë do lehtësohemi shumë në këtë aspekt. Më kujtohet një skenë me një grup inspektorësh kuisin shkuar në një pasitçeri. Më shkruan ajo zonja aty, kryeministër a mund të më ndihmosh që këta inspektorët të largohen se po mbarojnë akulloren. I çova një ikonë me të qeshur. Më çoi një video, 4 veta në tavolinë në pastiçeri, po kishin një tas të madh me akullore, e hanin nga tasi. Njëri kishte dhe letrat e biznesit. Hanin nga tasi dhe i fliste për shifrat. Pa i hequr këta nga akullorja.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko