Një 50-vjeçar shqiptar, i cili ishte arrestuar nga polica pas denoncimit të djalit të tij të mitur, 15 vjeç, për dhunë ndaj tij dhe nënës se tij, është lënë i lirë nga Gjykata Penale së Selanik.

Sipas mediave greke, Gjykata e shtyu çështjen pasi me kërkesë të bashkëshortes u vendos të ndiqet institucioni i ndërmjetësimit penal.

Gjykata i ka hequr masën e paraburgimit 50-vjeçarit, me kusht që të mos afrohet dhe të mos komunikojë me gruan dhe fëmijën e tij, ndërsa është i detyruar të ndryshojë banesën.

Bashkëshortja e 50-vjeçarit, është shprehur që në momentin e parë se nuk dëshiron që i shoqi të dënohet për ngjarjet e rënda të dhunës në familje ndaj saj dhe djalit të tyre të mitur.

Bëhet me dije se 50-vjeçari shqiptar është liruar për rastin konkret të dhunës në familje, por mbetet në paraburgim pasi u konstatua se jetonte ilegalisht në vend dhe në këtë mënyrë ka nisur procesi administrativ për të, si dhe pritet të fillojë depërtimi drejt atdheut.

Si ka ndodhur ngjarja?

Arrestimi i 50-vjeçarit është bërë në momentin kur 15-vjeçari është  njoftuar nga një mik i familjes se nëna e tij ndodhej në shtëpinë e tyre dhe nuk ishte në gjendje të mirë psikologjike.

I mituri, i cili ka rrëfyer se ka përjetuar shume incidente të dhunës në familje, është shqetësuar dhe ka telefonuar policinë. Siç ka shpjeguar në polici, i mituri ka ndjerë se nëna e tij ishte në rrezik dhe nuk ndodhej pranë për ta mbrojtur nga i ati, ndaj kërkoi ndihmën e policisë.

Dëshmia e gruas

Nëna e të miturit në polici ka treguar se në vitin 2018 bashkëshorti i saj ishte arrestuar sërish për një incident dhune në familje ndaj saj, që kishte ndodhur përballë djalit të tyre, i cili në atë kohë ishte vetëm 9 vjeç.

Po ashtu, sipas saj i shoqi që nga viti 2021 ai ka abuzuar me të dhe fëmijën e tyre të mitur, duke i rrahur me pranga dhe shkelma. Por pavarësisht këtyre ngjarjeve, ajo ka kërkuar që bashkëshorti të mos dënohet.

“Kjo ndodh një herë në muaj apo më shumë. Kur fëmija vjen natën në shtëpi dhe burri është i dehur, ai e rreh atë”, u tha ajo oficerëve.

Duke folur për protothema.gr, 44-vjeçarja tha se e do bashkëshortin dhe se nuk do që ai të shkojë në burg pasi “është turp”, duke ia atribuuar dhunën gjendjes së tij të alkoolizuar.

“Burri nuk më godet çdo ditë, por një ose dy herë në muaj, kur pi dhe nuk e kupton se çfarë bën”, tha ajo, ndërsa shtoi se nuk ka frikë prej tij.

“Ne grindemi dhe të nesërmen më thotë ‘Më fal, të dua’. Unë gjithashtu e dua atë. Unë nuk dua që ai të shkojë në burg, është turp. Më vjen keq për të, ai ka problem me alkoolin dhe kur nuk pi është njeri i mirë”, tha ajo.

Në lidhje me denoncimin e të birit në  polici, 44-vjeçarja ëhstë shprehur se djali e ka barë pasi kishte frikë për jetën e saj.

“Ai thirri policinë sepse e kuptoi se po më godiste dhe sepse më pa të mërzitur”, ka rrëfyer ajo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re