Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet për Parlamentin, Elisa Spiropali drejtoi gishtin nga hallkat e drejtësisë që liruan nga qelia vrasësin e Sabrina Bengajt. Spiropali deklroi se duhet një hetim i thellë, duke ngritur pyetjen nëse mjafton vetëm vettingu për këtë rast.

“Shqipëria dhe bashkimi ekonomik i shqiptarëve janë një aspiratë që na bashkon. Ata që kthehen në pengesa në rrugën e integrimit europian. Ne mbrojmë me kushtetutë të drejtat e shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë. Jemi ende larg të qenit kompakt me qëllimet tona. Kemi detyrë të ngremë nivelin e komunikimit në rajon në një lartësi të re.

Do vazhdojmë të mbështetemi te aleanca me SHBA. Për ne integrimi europian është një reformim i brendshëm. Ne jemi të vetëdijshëm se Shqipëria nuk mund të kalojë një nivel tjetër pa drejtësi. Shqipëria është në hapat e fundit të ndarjes nga e shkuara, nga modeli i anarkisë dhe pandëshkueshmërisë. Reforma në Drejtësi po jep rezultate të goditjes në nivele të larta.

Ka prokurorë dhe gjyqtarë që përfitojnë nga mjegulla e para vettingut duke kërcënuar jetën e grave dhe vajzave,. Nuk më hiqen nga sytë e kushërirës së Sabrinës. Mjekësia ligjore e shfajësoi kriminelin. Drejtësia e liroi. A mjafton dorëheqja para vettingut për gjyqtarin”, deklaroi Spiropali.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re